Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

GD
Gazeta Demos7 korrik 2025 në 16:36
Situatë alarmante me zjarre, veç në Prishtinë deri tani 12 raste

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në territorin e Kryeqytetit dhe më gjerë.

Në njoftimin e tyre thuhet se deri tani janë regjistruar 12 raste zjarresh, ndërsa 7 ekipe të zjarrfikësve janë në terren.

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po e ndjek nga afër gjendjen dhe do të vazhdojë të reagojë në kohë reale sipas nevojës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjendje alarmante nga zjarret 🔥

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ju njofton se aktualisht situata paraqitet alarmante për shkak të numrit të madh të zjarreve në territorin e Kryeqytetit dhe më gjerë.

📌 Deri në këtë moment janë regjistruar 12 raste zjarresh, ndërsa 7 ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve janë aktualisht në terren duke ndërhyrë në vatra aktive. BPZ ka bërë mobilizim të plotë të personelit, duke angazhuar 15 zjarrfikës shtesë.

Gjithashtu, për shkak të situatës së rënduar në Komunën e Podujevës, është dërguar një ekip ndihmës, ndërsa në fshatin Krojmir të Komunës së Lipjanit, janë angazhuar dy ekipe zjarrfikësish nga Kryeqyteti.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca po e ndjek nga afër gjendjen dhe do të vazhdojë të reagojë në kohë reale sipas nevojës.

Ftojmë të gjithë qytetarët të tregohen maksimalisht të kujdesshëm, pasi rreziku për shpërthime zjarresh është shumë i lartë si pasojë e temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit