Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione të forta, flakë dhe përdorim të gazit lotsjellës.
Situata në Bulevard është përshkallëzuar, ndërsa një tjetër kioskë është përfshirë nga flakët dhe policia ka hedhur masivisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, ku protesta ka nisur që prej orëve të mëngjesit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

