Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka reaguar ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili dje i tha se “uk është burrë”, pasi sipas tij, Lushtaku në polici nuk e ka pranuar fajin lidhur me përleshjen ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehanit.
Lushtaku tha se nuk ia njeh të drejtën e cilësimit të burrërisë Sveçlës, pasi i njëjti sipas tij është dezertor i luftës.
“Xhelal xhandari, si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!”, tha Lushtaku.
