Mbi 20 përqind e votave të kandidatëve për deputetë tashmë janë numëruar.
Rezultatet tashmë janë procesuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa renditja nëpër lista vazhdon të pësojë ndryshime, shkruan DEMOS.
E, kandidatja e VV-së Fitore Pacolli deri më tani ka marrë 4,428 Vota .
Ndaj Pacollit është dorëzuar edhe padi pasi u zbulua se familjarët e saj kanë marrë grante nga Ministria e Bujqësisë në vlerë prej 100 mijë euro.
Vëllai dhe daja i Fitore Pacollit, e cila njëherësh është edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi, u zbulua se janë shpërblyer me grant 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.
Pas presionit publik Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se ka pezulluar tri grantet, njërin që i është dhënë vëllait të deputetes së LVV-së , Fitore Pacolli, tjetrin dajës së saj si dhe një tjetër këshilltarin e ministrit, Faton Peci, Naim Huruglica.
Pas raportimeve në media për parregullsi, është kërkuar ndërhyrja e Agjencisë Kundër Korrupsionit për të shqyrtuar pretendimet për konflikt interesi, ndërsa çështja është nën proces të auditimit të brendshëm.