Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla në Kuvendin e Kosovës duke dashur të shfajësohet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, ka thënë se ajo nuk iu drejtua Qeverisë së Kosovës me letër, sepse ndoshta do të kishte angazhim.

“Vërtetë nuk është sot dita për debatin tonë politik. Ju dëgjova me vëmendje, pashë shumë mosdije dhe shumë mungesë informacioni rreth asaj se çfarë vërtetë ka ndodhur. Protokolet kanë ndryshuar qasjen instutucionale. Vërtetë numrat e vrasjeve sivjet janë alarmant por hajt ta analizojmë… sepse të njejtat ligje kanë qenë në vitin 2025 që kishte vetëm një vrasje. Vrasja e partnerit është fenomen ndërkombëtar. Ne e marim shumë seriozisht secilin rast që ndodh në vendin tonë dhe kjo është shumë mirë. Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka mar mbrojtjen e duhur. Arlinda nuk iu drejtua qeverisë, sepse ndoshta do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin e vendit tonë", tha Gervalla.