Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Skenari i frikshëm: Profesori tregon çfarë mund të ndodh në Kosovë nëse dënohet ish-krerët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 08:09
Skenari i frikshëm: Profesori tregon çfarë mund të ndodh në Kosovë nëse dënohet ish-krerët e UÇK-së

Pas seancës së djeshme në Hagë e cila do të vazhdojë edhe sot, ku po dëgjohen deklaratat përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, profesori universitar, Milazim Krasniqi ka dalë me reagim.

Ai ka përshkruar një skenar të frikshëm në rastin më të keq, atë të dënimit të ish-krerëve.

Sipas tij, një vendim i till do të çonte në shpërbërjen e shtetit, duke filluar me rebelimin e serbëve lokalë, ndërhyrjen e Serbisë në veri, involvumi i shërbimeve ruse.

Madje, Krasniqi thotë se parasheh edhe luftë civile e kollaps të shtetit, si hakmarrje ndaj Kosovës.

“Nëse Gjykata Speciale i dënon drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai vendim do të shfrytëzohet direkt për shpërbërjen e shtetit të Kosovës. Qysh? Si fillim, do të inskenohej rebelimi i serbëve lokalë, “kundër shtetit të krijuar nga kriminelët”, pastaj do të ndodhte ndërhyrja e Serbisë në veri, më tutje involvimi i shërbimeve ruse në enklava, për të shkaktuar kaos, gjë që do ta detyronte KFOR-in të tërhiqej në kazerma dhe ashtu do të inskenohej lufta civile dhe kollapsi i shtetit. Krejt kjo mund të ndodhë si hakmarrje ndaj Kosovës që është një ”shtet klient” i SHBA-së. Po SHBA, çfarë mund të bëjnë, për parandalimin e këtij skenari të kobshëm? Kjo pyetje ende nuk ka përgjigje. Aq më tepër që kryeprokurorja është amerikane”, tha ai.

Ish-krerët e UÇK-së

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil