Kryetari i Degës së Aleancës në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj, ka mbledhur sot Kryesinë e degës, në një takim ku janë diskutuar angazhimet dhe objektivat e subjektit politik në kryeqytet.
Në këtë takim të pranishëm ishin numër i madh i anëtarëve, ne sallën që dukej e mbushur plot.
Smajlaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka mirëpritur dhe uruar anëtarët e rinj të Kryesisë, ndërsa ka theksuar nevojën për më shumë bashkëpunim dhe angazhim të strukturave të partisë.
“Besoj se me më shumë bashkëpunim, punë dhe angazhim të të gjitha strukturave, mund të jemi edhe më afër qytetarëve dhe nevojave të tyre. Synimi ynë është i qartë: të forcojmë Degën e Aleancës në Prishtinë, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë dhe ta bëjmë Aleancën një forcë serioze politike me rol të rëndësishëm në qeverisjen lokale”, ka thënë Smajlaj.