Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sokol Havolli raportohet se është grushtuar në qendër të kryeqytetit nga biznismeni i njohur – flasin nga Policia për rastin

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 19:10
Sokol Havolli raportohet se është grushtuar në qendër të kryeqytetit nga biznismeni i njohur – flasin nga Policia për rastin

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, janë përfshirë në një përleshje fizike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 janarit në një lokal në qendër të kryeqytetit. Nga Policia e Rajonit të Prishtinës kanë konfirmuar të martën rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Ju njoftojmë se rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. Të gjitha veprimet e radhës do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.

Mediat raportuan se incidenti ka ndodhur pas një përplasje verbale mes dyshes të cilët po qëndronin në të njëjtin lokal në Prishtinë. Derisa sulmi me grusht i biznesmenit Ademi ndaj Havollit u krye kur ky i fundit ishte nisur për t’u larguar nga lokali.

Emri i biznesmenit Valon Ademi është përmendur muajve të fundit në Shqipëri për shkak se u lidh me disa investime të përfolura rreth Aeroportit të Vlorës, duke e vënë në qendër të një skandali të bujshëm atje.

Havolli ndërkohë ka mbajtur më herët funksione të rëndësishme publike në Kosovë, përfshirë postin e zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe drejtuesit të ndërmarrjes publike “Parking Prishtina”. Ai ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

rrahje

Më shumë nga Lajme

  • 09:44Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani
  • 09:40Mitrovicë: I merren paratë nga llogaria bankare një personi, hetohet rasti
  • 09:26Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se sulmoi dy policë gjatë detyrës
  • 09:24“Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim” – Këto janë mesazhet që dha dje Von der Leyen gjatë vizitës në Kosovë
  • 09:04Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, Hamburgu i nënshtrohet stërvitjes masive të NATO-s