Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem Kryeziut, njëherësh njërit prej figurave më historike të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për varrimin e të ndjerit kanë njoftuar familjarët e tij, ku u bë e ditur se i ndjeri do të përcillet në banesën e fundit në Landovicë.

Paraprakisht, nën patronatin e Komunës së Prizrenit në ora 14:30 do të mbahet një mbledhje komemorative për nder të të ndjerit në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.