Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 08:20
Sot mbahet Samiti i Berlinit në Budva, pjesëmarrës edhe Kurti e Rama

Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit mbahet sot në Miloçer të Budvës, në Mal të Zi, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të disa vendeve të rajonit dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në mesin e pjesëmarrësve pritet të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në samit do të marrë pjesë edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë qëndrimit në Mal të Zi do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve dhe udhëheqës politikë të vendit.

Samiti mbahet në kuadër të përmbylljes së kryesimit malazez të Procesit të Berlinit, ndërsa në fokus do të jenë bashkëpunimi rajonal, zbatimi i marrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe avancimi i tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrja e Kurtit vjen pas takimit që ai zhvilloi një ditë më parë me komisioneren Marta Kos në Shën Stefan të Malit të Zi. Në këtë takim u diskutua për reformat, integrimin evropian të Kosovës dhe nevojën që përparimi demokratik i vendit të shoqërohet me vendime konkrete nga institucionet evropiane.

Kurti ka theksuar se funksionalizimi i plotë i institucioneve do t’i mundësojë Kosovës përshpejtimin e reformave. Ai ka diskutuar gjithashtu për përfitimet nga integrimi në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), që sipas tij pritet t’u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe diasporës rreth 58 milionë euro në vit.

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, përfshirë marrëveshjen për njohjen e diplomave, duke theksuar se ajo duhet të zbatohet nga të gjitha palët, përfshirë Serbinë.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja zyrtare e liderëve dhe deklaratat për media janë paraparë të nisin në orën 09:30, ndërsa samiti pritet të fillojë në orën 10:20.

Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përshpejtuar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

mbahetsamitiberlinit

Të ngjashme

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

​Kosova pret avancim të marrëveshjeve rajonale nga samiti i Procesit të Berlinit në Mal të Zi

20:04
PDK thërret konferencë për media

PDK thërret konferencë për media

08:16
Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama

17:15

Më shumë nga Lajme

  • 09:09Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në
  • 09:08Vrau vëllain për çështje pronësore – Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit për vrasje në Bokshiq të Klinës
  • 08:41Haradinaj i reagon sërish Arjan Konomit: Gabimi ose është gabim, ose nuk është gabim
  • 08:31Mjekët konfirmojnë diagnozën e Papa Leos: Nuk nevojitet trajtim shtesë
  • 08:31Totaj pas dorëheqjes së Hamzës: Faleminderit për ndershmërinë që ke treguar në krye të PDK-së