Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 07:57
Sot seancë solemne në Kuvend për të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, të martën, në orën 17:00, një seancë solemne me rastin e shënimit të Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila shënohet më 14 prill.

Rendi i ditës përfshin shënimin e kësaj dite nën moton “ Ma kthe dritën ”, e cila i kushtohet përkujtesës së vuajtjeve dhe sakrificave të të gjithë personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Kjo ditë synon të nderojë kujtimin e të mbijetuarve dhe të rikujtojë përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës.

Më herët, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sulimani, kanë theksuar se kjo ditë, përveç se është e rëndë dhe e dhimbshme, përfaqëson edhe ditë guximi, duke kërkuar mbështetje të vazhdueshme institucionale dhe shoqërore, meqë, sipas tyre, e kaluara nuk mund të harrohet.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet e Kosovës, gjatë luftës së fundit janë regjistruar rreth 20 mijë raste të dhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe, ndonëse numri i saktë mbetet i papërcaktuar.

Që nga viti 2014, me miratimin e legjislacionit përkatës, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë kanë të drejtë të aplikojnë për statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe të përfitojnë pension mujor.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 22:12“Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu
  • 22:10Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
  • 22:09Sadiku: Qytetari do ta vlerësojë pozitën e LDK-së për të mos e lënë vendin në kaos
  • 22:07Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 22:07U dogj nga zjarri në një hotel në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi