Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin, socialistët presin vendimin e Kushtetueses

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 10:14
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin, socialistët presin vendimin e Kushtetueses

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur ta shtyjë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, e cila ishte parashikuar sot për në orën 12:00 për të diskutuar për mandatin e Belinda Ballukut.

Mësohet se deputetët e Partisë Socialiste kanë kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për pezullimin ose jo të saj nga detyra me vendim të GJKKO.

Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut nga GJKKO, ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë ende me një vendim.

Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën ditën e djeshme vetëm pak minuta për të diskutuar lidhur me këtë çështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij.

Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së Kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga Kushtetuesja.

Belinda Balluku

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike