Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Specialja i vazhdon sërish paraburgimin Thaçit

GD
Gazeta Demos16 qershor 2025 në 12:17
Specialja i vazhdon sërish paraburgimin Thaçit

Vendimi është marrë më 11 qershor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Prokuroria kishte pretenduar se Thaçi vazhdon të paraqesë rrezik për arratisje pasi ai është në dijeni për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij. Po ashtu, ata e mbështesin këtë argument me faktin çështja e Prokurorisë ka përfunduar dhe tashmë Thaçi ka njohuri të plotë edhe për provat që janë kundër tij.

Prokuroria kishte pretenduar gjithashtu se së shpejti Thaçi do të ketë informacione të ndjeshme në lidhje me dëshmitarët dhe provat që do t’i paraqesë mbrojtja e viktimave. Veç kësaj, fakti që Thaçi ka aktakuzë për pengim të procedurave, sipas Prokurorisë, e rritë motivin e tij që ai të arratiset.

Sipas Betimi për Drejtësi, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq ka thënë se as gjykatësi i procedurës paraprake dhe as trupi gjykues nuk kanë konstatuar ndonjëherë se ka rrezik që Thaçi të arratiset nga drejtësia.

Ndërsa, lidhur me këtë aspekt, trupi gjykues ka thënë se Prokuroria vazhdimisht po përsëritë argumente që janë shqyrtuar dhe refuzuar më parë.

Kurse sa i përket argumentit të ri të Prokurorisë, që Thaçi do të ketë informacion të ndjeshëm për dëshmitarët e mbrojtjes së viktimave, trupi gjykues theksoi se nuk është argument bindës për të mbështetur pretendimet që Thaçi ka rrezik të arratiset.

Sipas trupit gjykues, ky argument mund të ishte më i përshtatshëm të shqyrtohet tek pjesa e pengimit të procedurave.

Si rrjedhojë, trupi gjykues ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme që Thaçi mund të ikë nga drejtësia në këtë fazë të procedurës.

Tek pika e pengimit të procedurave, Prokuroria kishte thënë se Thaçi paraqet një rrezik të tillë duke u bazuar në klimën e përgjithshme të ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

Veç kësaj, Prokuroria ka theksuar se përfundimi i çështjes së tyre e rrit rrezikun për pengim pasi që i akuzuari ka njohuri të plotë mbi çështjen dhe dëshmitarët mund t’i ekspozohen rreziqeve.

“ZPS thekson gjithashtu se informacioni i ndjeshëm i është zbuluar mbrojtjes, përfshirë të akuzuarin, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj publikut dhe duke dëmtuar mbrojtjen e dëshmitarëve në rast lirimi”, thuhet në vendim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:34Ali Ahmeti: Ndihem nën ethe për verdiktin final në Hagë
  • 13:30Ramush Haradinaj për ish-krerët e UÇK-së: Kosova është me ta dhe që sot i shpallë të pafajshëm
  • 13:29Musliu i reagon BE-së pasi tha se vendimi i Speciales duhet të respektohet: Mos luani me gjakun që u derdh për Liri
  • 13:24Mbushet sheshi “Skënderbeu”, qytetarë të shumtë mblidhen para nisjes së “Marshit Për Liri”
  • 13:22Tromp: Dënim apo lirim, këta janë tre skenarë të mundshëm për verdiktin në Hagë