Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara, në Tiranë

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 18:15
Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara, në Tiranë

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë ndërkombëtar Forumin “Sir Bani Yas”, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo me këtë rast u prit në një takim nga sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan, zëvendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm, i cili organizon edhe forumin e nivelit të lartë.

Në takim u fol ndër të tjera edhe për hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, për çuarjen përpara të projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacion, turizëm e fusha të tjera interesi të ndërsjellë.

Spiropali u takua edhe me ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesinë e saj, Reem Bint Ebrahim Al Hashimy, raporton topchannel.

Në fokus të takimit ishte vijueshmëria e projekteve madhore si projekti transformues i Portit të Durrësit, Linja e Interkonjeksionit Energjetik mes Shqipërisë, Italisë dhe EBA, projekti Smart City për rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Më shumë nga Lajme

  • 18:08Vrasja në Gjilan/ Trupat e pajetë të viktimave dërgohen në IML, i lënduari në QKUK
  • 17:52Vlora Çitaku pas vrasjes së rëndë në Gjilan: Asnjë grua nuk duhet të paguajë me jetë të drejtën për të qenë e lirë
  • 17:50Komandanti i ri i KFOR-it në Prishtinë, Ulutash e pret në takim
  • 17:42Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë
  • 17:02Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan