Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Spitali i Gjakovës jep detaje rreth gjendjes se të lënduarve në aksidentin në Korenicë

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 16:42
Spitali i Gjakovës jep detaje rreth gjendjes se të lënduarve në aksidentin në Korenicë

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident në komunikacion në Korenicë të Gjakovës.

Spitali i Gjakovës ka dhënë detaje rreth gjendjes së të lënduarve.

Rreth orës 14:00, në Shërbimin Emergjent të Spitalit janë pranuar 9 pacientë të lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion, të ndodhur në fshatin Korenicë, Gjakovë, ku janë përfshirë dy automjete.

Menjëherë pas pranimit janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore, përfshirë ekzaminimet imazherike (RTG dhe CT), analizat laboratorike, si dhe konsultimet nga specialistët përkatës.

Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile.

Pas ekzaminimit dhe trajtimit:

* 5 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.

* 4 pacientë, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, janë liruar për trajtim në shtëpi.

Të gjithë pacientëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor në përputhje me gjendjen e tyre klinike.

Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të vozisin me kujdes. Respektimi i rregullave të komunikacionit është mënyra më e mirë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tuaj, të familjeve tuaja dhe të të gjithë qytetarëve

gjakovësrrethkorenicë

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike