Pas reagimeve të shumta që pasuan deklaratën e tij lidhur me termin “frizere”, ka reaguar Glauk Konjufca, duke sqaruar se komenti i tij nuk kishte të bënte me ish- presidenten Vjosa Osmani. Ai tha se deklarata e tij është keqinterpretuar dhe paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga disa media, duke krijuar përshtypjen se kishte ofenduar Osmanin.
Konjufca shpjegoi se gjatë një tubimi në Ferizaj ishte ndërprerë nga një gazetar që kishte përdorur termin “frizere”, ndërsa ai kishte reaguar vetëm ndaj përdorimit përçmues të atij profesioni. Sipas tij, ai kishte theksuar se shumë gra dhe vajza mbajnë familjet e tyre përmes kësaj pune dhe se profesioni është përfshirë edhe në programin e arsimit dual. Ai shtoi se ka respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë me Vjosa Osmanin, ndërsa kërkoi ndjesë ndaj kujtdo që mund të jetë lënduar nga interpretimet e krijuara pas publikimit të videos
