Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar për të ardhmen e vendit tonë

GD
Gazeta Demos28 dhjetor 2025 në 18:43
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar për të ardhmen e vendit tonë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, përmes një konference për media, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe në gjysmë orën e fundit të mbetur.

Stavileci ka theksuar se çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar mund ta bëjë dallimin.

“Në këto momente, kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbylljen e vendvotimeve,

ftesa jonë është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: nëse ende nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar, dilni tani dhe bëjeni këtë. Sot, çdo votë ka rëndësi dhe çdo qytetar mund ta bëjë dallimin. Gjysmë ore kohë për të votuar, mund të jetë një hap i vogël për ju, por një hap vendimtar për të ardhmen e vendit tonë”, ka shtuar ai.

Stavileci ka falënderuar të gjithë qytetarët që sot dolën dhe ushtruan të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Faleminderit secilit qytetar që vendosi të mos qëndrojë anash, por të bëhet pjesë aktive e vendimmarrjes. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe na votuan. Gjatë gjithë ditës kemi thënë, me përulësi dhe përgjegjësi, se mbështetja që po marrim ka peshë të veçantë. Sot, bazuar në të dhënat dhe sinjalet që po vijnë nga terreni, e ripërsërisim këtë mesazh: kjo votë po shkon drejt të qenët historike për Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo na nderon, por mbi të gjitha na obligon përpara qytetarëve. Ky është një mesazh i qartë i qytetarëve për më shumë stabilitet, më shumë zhvillim dhe një jetë më të mirë për secilin”, ka thënë ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 08:19E rëndë: 72-vjeçari humb jetën në aksident trafiku
  • 08:16Kim dhe Putin riafirmojnë lidhjet në Ditën e Çlirimit të Koresë
  • 08:09Punimet në rrjet, këto vende do të mbesin pa rrymë sot
  • 08:06Vetura përfundon mbi vazot e betonit në shesh të Suharekës
  • 08:04Keqpërdorim i detyrës zyrtare, një muaj paraburgim për gjyqtarin Gashi