Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Sterilizimi nga mosha 18-vjeçare", Rrahmani me video i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haxhiut

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 12:06
“Sterilizimi nga mosha 18-vjeçare", Rrahmani me video i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haxhiut

Deputeti nga Grupi Parlamentar i PDK- së, Eman Rrahmani, ka reaguar përsëri në lidhje me Projektligjin për fertilizim, i cili u diskutua në seancën e 19 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.

Rrahmani ka publikuar një video në Facebook nga ajo seancë parlamentare, duke kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Sterilizimi i vajzave që nga mosha 18-vjeçare! Kur kryeministri dhe kryeparlamentarja mashtrojnë publikisht!”, ka shkruar Rrahmani, derisa reagimit të tij ia ka bashkëngjitur video me deklarimet në atë seancë.

Në videon e publikuar janë deklaratat e Kurtit dhe Haxhiut, të cilët i kanë cilësuar si të pavërteta pretendimet e Rrahmanit lidhur me sterilizimin e grave nga mosha 18-vjeçare.

“Akuzat, pretendimet kundër nesh për këtë çështje nuk janë të vërteta. Ne dëshirojmë që gratë, të cilat dëshirojën të bëhen nëna, ta kenë këtë të drejtë”, ishin fjalët e Kurtit.

Në anën tjetër, Rrahmani ka publikuar edhe pamje nga Projektligji, i cili u është dorëzuar deputetëve nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke pretenduar se përmbajtja e tij dëshmon atë që ai kishte deklaruar më herët.

“Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor në institucionin shëndetësor përkatës”, thuhet në pamjet e publikuara nga deputeti.

rrahmanimosha18-vjeçare

Më shumë nga Lajme

  • 12:53Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
  • 12:52Dialogu strategjik Kosovë-SHBA, Aleanca kërkon interpelancë ndaj Kurtit
  • 12:41Kënga nacionaliste kundër Kosovës, çka i kërkoi Kuvendi BE-së? Flet Lushaku-Sadriu
  • 12:40Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë
  • 12:36Musliu-Shoshi kërkon mbështetjen e Belgjikës për tri çështje të rëndësishme për Kosovën