Agim Veliu edhe kësaj radhe nuk është përfshirë në listen e LDK-së për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.
E, Veliu ka reaguar duke e postuar në Facebook një fotografi të tij me ish presidentin Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se kur ideali është më i madh se pengesat, çdo shtrëngim duarsh bëhet kapitull historie.
