Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Subvencionimi i teksteve shkollore, Haxhiu: U vonua, është dështim i Qeverisë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 10:27
Subvencionimi i teksteve shkollore, Haxhiu: U vonua, është dështim i Qeverisë

Deputetja nga Aleanca, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë në detyre, për siç tha ajo, vonesën në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, vetëm pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Haxhiu tha se vonesa përbën neglizhencë dhe papërgjegjësi të pushtetit, duke përmendur në veçanti ministrin Hajrullah Çeku.

“Arsyeja e thirrjes së kësaj konference është pikërisht neglizhenca dhe papërgjegjësia e këtij pushteti, përkatësisht e ministrit Çeku, aktualisht deputetit Çeku, në moskryerjen e detyrave që përkojnë dhe dalin nga Ligji për Arsimin Parauniversitar dhe nga Udhëzimi Administrativ 13/2026 për subvencionimin e teksteve mësimore për nxënësit e Kosovës".

“Pra, ky vit shkollor do të duhej t’i priste të gjithë nxënësit me përgatitjet më të larta, në cilindo nivel. Miratimi i katalogut dje, më datën 27, jo vetëm që është i vonuar, por është edhe një presion që u është bërë prindërve, të cilët normalisht kanë pritur që fëmijët e tyre të pajisen me tekste dhe të jenë gati të fillojnë një vit të mbarë shkollor”, tha Haxhiu.

Sipas saj, Ministria e Arsimit ka pasur afate të qarta për përfundimin e procedurave, ndërsa drejtoritë komunale është dashur t’i dorëzojnë raportet përfundimtare deri më 15 korrik.

"Ministria ka detyrën që në muajin qershor të themelojë një komision që negocion çmimin me shtëpitë botuese. Po flasim për muajin qershor. Pastaj dërgohet edhe katalogu në drejtoritë komunale, e këto e dërgojnë te shkollat. Flas me përgjegjësi, ngase kam qenë drejtoreshë e shkollës, dhe afati 15 korrik është afati i fundit kur drejtoritë përgatisin raportet për t’i dërguar në ministri".

"Pra, po flasim për 15 korrikun. Llogaritni prej atëherë deri më datën 27 gusht sa ditë kanë pasur kohë për t’u përgatitur. Për mospërgatitje nuk nënkupton asgjë tjetër, pos papërgjegjësi totale. Këta njerëz, që vërtet gjatë gjithë këtyre gjashtë viteve e kanë marrë detyrën dhe e kanë kryer si me qenë praktikantë, kështu si praktikantë po veprojnë”, tha Haxhiu.

haxhiuteksteveshkollore

Të ngjashme

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit

16:43
“Donjeta e artë”, Haxhiu uron Sadikun për medaljen e artë

“Donjeta e artë”, Haxhiu uron Sadikun për medaljen e artë

20:22
Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare

Haxhiu i jep shtetësinë Boiken Abazit dikur i dëbuar nga Kosova për rrezikim të sigurisë kombëtare

19:55
Rama kritikon Çekun për tekstet shkollore: 1 shtatori – pa libra!

Rama kritikon Çekun për tekstet shkollore: 1 shtatori – pa libra!

16:34

Më shumë nga Lajme

  • 13:50A po na pret “dimri i shekullit”, meteorologët paralajmërojnë tre skenarë
  • 13:48​Olivier Guerot largohet nga Kosova pas katër vitesh si ambasador i Francës
  • 13:47Stuhi dhe shira godasin Stambollin, 10 të plagosur
  • 13:03Glauk Konjufca sërish lirohet nga akuza për gazin lotsjellës
  • 13:00E rëndë: Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan