Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Suedia shkeli të drejtat e një fëmije shqiptar”, OKB reagon

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 17:26
“Suedia shkeli të drejtat e një fëmije shqiptar”, OKB reagon

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka konstatuar se Suedia ka shkelur të drejtat themelore të një fëmije shqiptar me aftësi të kufizuara të rënda, duke e deportuar atë dy herë në Shqipëri pa garantuar qasje në trajtimin jetik mjekësor.

Në një deklaratë zyrtare, OKB-ja bëri të ditur se autoritetet suedeze kanë cenuar të drejtën për jetën e fëmijës, si dhe ndalimin e trajtimit mizor, çnjerëzor apo degradues, duke mos marrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e tij shëndetësore.

Rasti lidhet me një fëmijë, i cili vuan nga një sërë sëmundjesh komplekse, përfshirë autizmin, paralizën cerebrale, hidrocefalinë dhe epilepsinë.

Ai u deportua së bashku me familjen e tij nga Suedia fillimisht në vitin 2016 dhe më pas sërish në vitin 2019, pasi kërkesat për azil nuk u miratuan nga autoritetet përkatëse.

Sipas vlerësimit të OKB-së, transmeton Klankosova.tv, para se të merret një vendim për deportimin e një fëmije me gjendje të rëndë dhe potencialisht kërcënuese për jetën, shtetet kanë detyrim të kryejnë një analizë të thelluar dhe të individualizuar të rrethanave, si dhe të sigurojnë në mënyrë konkrete që trajtimi dhe medikamentet e domosdoshme janë të disponueshme në vendin ku ai do të dërgohet.

Nënkryetarja e OKB-së, Wafaa Bassim, theksoi se në raste të tilla nuk mjaftojnë procedurat standarde. Sipas saj, kur bëhet fjalë për raste kaq të ndjeshme, shtetet duhet të ndërmarrin masa shtesë dhe më të kujdesshme për të garantuar mbrojtjen e plotë të individëve me aftësi të kufizuara.

Aktualisht, fëmija me prejardhje shqiptare përballet me një urdhër të ri largimi, çka ka shtyrë OKB-në t’i kërkojë Suedisë që të rishqyrtojë kërkesën e tij për azil ose leje qëndrimi, në përputhje me detyrimet që burojnë nga Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Po ashtu, autoriteteve suedeze u është kërkuar që t’i ofrojnë fëmijës kompensim të përshtatshëm për dëmin e shkaktuar, duke nënvizuar edhe një herë rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në raste të tilla.

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 12:05Hallka që shpëtoi Gotovinën: Çfarë nga apeli i tij mund t’i vlejë katërshes së UÇK-së?
  • 12:04Një grup motoristësh i veteranëve dhe Unionit Shqiptar nisen nga Morina drejt Prishtinës
  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare