Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit trupor, që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Llapushnik të Drenasit.
Sipas njoftimit të Policisë, autoritetet kanë pranuar informatën se një person ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të dyshuar. Pas veprimeve operative, zyrtarët e Stacionit Policor në Drenas kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit e përfshirë në rast.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetuesit policorë po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
