Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 22:38
Sulmet ndaj gazetarëve, Rexha: Janë të organizuara për të delegjitimuar punën e tyre

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se klima për ushtrimin e gazetarisë në Kosovë mbetet e vështirë, duke përmendur sulme të vazhdueshme dhe të organizuara ndaj gazetarëve.

Rexha tha se diskutimet me gazetarë dhe raportet e ndryshme tregojnë për sfida serioze me të cilat përballet profesioni i gazetarisë në vend.

“Raportet që patëm rastin t’i diskutojmë edhe me kolegë gazetarë dhe t’i ndajmë përvojat e tyre, e vërtetojnë klimën shumë të vështirë të të bërit gazetari në Kosovë. Natyrisht, një pjesë e raportit merret edhe me kushtet e gazetarëve brenda redaksive, që është një interes i veçantë i yni, por janë sulmet e vazhdueshme, sidomos kur janë të organizuara dhe të sinkronizuara, që bëhen me përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve”, tha Rexha në Klan Kosova.

Sipas tij, ekziston një qasje e qëllimshme për të ulur besueshmërinë e gazetarëve si individë, në mënyrë që të vihet në pikëpyetje edhe puna e tyre hulumtuese kur ajo lidhet me institucione apo qeverinë.

“Pra, që prej fillimit është një strategji e mirëmenduar e Lëvizjes Vetëvendosje që paraprakisht të delegjitimojë gazetarët si individë, në mënyrë që pastaj puna e tyre të mos besohet, edhe kur ata ofrojnë me fakte dhe dëshmi një hulumtim ose diçka që e lidh këtë qeveri me ndonjë aferë korrupsioni ose të ngjashme. Kjo është dekurajuese për ta parë”.

“Natyrisht, mund të jetë dekurajuese për shumë gazetarë të rinj, por në fund të ditës ne shohim që shumica dërrmuese e gazetarëve në Kosovë dhe e mediave bëjnë një punë profesionale dhe janë të vendosur që ta vazhdojnë punën e tyre në interes të publikut, me koston edhe personale që e marrin shumë prej individëve”, deklaroi ai.

AGK

Më shumë nga Lajme

  • 08:16OVL UÇK mban konferencë për media
  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:45Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës