Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmi në Banjskë, Costa: Të gjithë kishim probleme me fqinjtë tanë, tani duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 16:48
Sulmi në Banjskë, Costa: Të gjithë kishim probleme me fqinjtë tanë, tani duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët

Ditën e sotme, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku ka takuar liderë politikë të vendit.

I njëjti, pas takimeve, ka pasur edhe një konferencë për media. Aty, Costa, është pyetur për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi në nivel të lartë, dhe, për llogaridhënien që BE’ja do të kërkojë ndaj Serbisë, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Costa, duke marrë shembull krijimin e BE’së dhe bashkëpunimin e Gjermanisë dhe Francës, tha se, ‘’të gjithë kemi pasur probleme me fqinjët tanë’’, porse, shtoi Costa, ‘’duhet të vendosim çfarë duam t’i japim më shumë vlerë, të ardhmes apo konflikteve’’.

‘’Shikoni, Bashkimi Evropian është një projekt paqeje. Bashkimi Evropian lindi nga hiri i Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi kur ish-palët ndërluftuese, veçanërisht Gjermania dhe Franca, vendosën ta tejkalojnë historinë e tyre dramatike dhe të përqendrohen në një të ardhme të përbashkët dhe të begatë. Kjo është historia e Bashkimit Evropian dhe ky është edhe vizioni i tij për të ardhmen. Të gjithë ne kemi pasur probleme me fqinjët tanë në të kaluarën. Ndonjëherë probleme shumë, shumë, shumë të rënda. Por duhet të vendosim se çfarë duam t’i japim më shumë vlerë: të ardhmes sonë të përbashkët apo konflikteve që kemi pasur me njëri-tjetrin në të kaluarën. Duhet të fokusohemi te e ardhmja’’, ka thënë ai.

Tutje, Costa, shtoi se fokusi duhet të mbahet tek e ardhmja.

‘’Dhe ajo që po them këtu është e njëjta gjë që po them edhe në Beograd. Nëse është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të angazhohet në këtë dialog, është po aq thelbësore që edhe Beogradi të angazhohet në të. Për këtë, natyrisht, secili duhet të veprojë me mirëbesim dhe të njohë atë që duhet të njihet, por duke e mbajtur fokusin te e ardhmja’’, ka deklaruar ai.

Antonio Costa

Më shumë nga Lajme

  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi
  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?