Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të akuzuar për përfshirje në sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2023.
Dy të akuzuarit janë paraqitur ne Gjykatë, nën përcjelljen e forcave policore.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, provat e mbledhura gjatë hetimeve dëshmojnë përfshirjen e të akuzuarve në veprat penale për të cilat ngarkohen. Prokuroria ka deklaruar se hetimet kanë nxjerrë në pah edhe rolin e Qeverisë së Serbisë në përgatitjet e sulmit.
Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë hetimeve janë sekuestruar armë, municion, pajisje ushtarake, mjete komunikimi dhe prova të tjera materiale. Gjithashtu, sipas saj, analizat forenzike, përfshirë ekzaminimet e ADN-së dhe ekspertizat e tjera, i lidhin të akuzuarit me vendin e ngjarjes.
