Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Surreale”, gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 20:40
“Surreale”, gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës

Gazeta italiane Huffington Post Italia, në një shkrim të gazetarit Mauro Suttora të publikuar më 9 janar 2026, trajton gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Artikulli përmend një shembull hipotetik sikur ish-presidenti italian, Alessandro Pertini, të ishte burgosur në vitin 1970 për “krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943-1945”.

Sipas gazetarit italian, një gjë e tillë do të ishte surreale dhe e njëjta po i ndodh ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

“Imagjinoni që në vitin 1970, 25 vjet pas Çlirimit, Sandro Pertini të ishte burgosur dhe gjykuar për krime të kryera nga partizanët që ai udhëhoqi në vitet 1943–45. Surreale? E megjithatë, kjo është ajo që po i ndodh Hashim Thaçit, 57 vjeç, ministër, kryeministër dhe më pas president i Kosovës deri në vitin 2020, komandant i rezistencës kundër Serbisë gjatë luftës së vitit 1999, i konsideruar një nga etërit e atdheut së bashku me të ndjerin Ibrahim Rugova. Thaçi prej pesë vitesh tashmë po mbahet në një burg holandez.”, shkruan media italiane.

Gazeta thekson se Hashim Thaçi, 57 vjeç, i cili ka shërbyer si ministër, kryeministër dhe më pas president i Kosovës deri në vitin 2020, si dhe komandant i rezistencës gjatë luftës së vitit 1999, është ndjekur penalisht dhe që prej pesë vitesh mbahet në një burg në Hollandë nën akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Sipas gazetarit, Specialja ishte menduar fillimisht për të ndihmuar Kosovën të fitojë njohjen ndërkombëtare dhe të lehtësojë hyrjen në Bashkimin Evropian, por procesi ka zgjatur dhe ka ngjallur kritika për mungesë transparence. Gjyqi, i nisur në vitin 2020, përfshin akuza për krime kundër njerëzimit, vrasje, zhdukje dhe tortura gjatë viteve 1998-2000 nga anëtarët e UÇK-së.

Artikulli thekson se disa dëshmitarë në mbrojtje të Thaçit, përfshirë gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe zyrtarin James Rubin, kanë deklaruar se akuzat janë të pabazuara dhe se Thaçi kishte një rol moderues, duke negociuar për të ndaluar konfliktin.

Gazeta përfundon duke vënë në dukje se, ndonëse procesi ishte menduar si rrugë drejt drejtësisë dhe pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve, rezultatet kanë krijuar tension të shtuar.

Më shumë nga Lajme

  • 12:41Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz
  • 12:40Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna
  • 12:10Aksident trafiku në Krushë të Madhe: Përplasen dy vetura, Policia në vendngjarje
  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri