Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla për Enver Sekiraqën: Po bëjmë krejt çka mundemi që ky kriminel të sillet para drejtësisë, nuk ndodhet në Kosovë

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 10:47
Sveçla për Enver Sekiraqën: Po bëjmë krejt çka mundemi që ky kriminel të sillet para drejtësisë, nuk ndodhet në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në vënien e gurthemelit të lapidarit për zyrtarin policor Triumf Rizën, ka thënë se po bëjnë krejt çka është e mundur për kapjen e Enver Sekiraqës, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.

Sveçla tha se ai nuk ndodhet fare në Kosovë, teksa arratisjen e tij e quajti dështim eklatant të drejtësisë.

“Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe gjithë Qeveria e Kosovës po bëjnë krejt çka është e mundshme që ky kriminel të sillet para drejtësisë. Ai është larg duarve tona meqë nuk ndodhet fare në Kosovë…do të vijë edhe ai moment kur edhe familja do të lehtësohet”, ka deklaruar Sveçla.

Polici Trium Riza u vra 18 vjet më parë. Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, që nga maji i vitit të kaluar është në arrati.

Më shumë nga Lajme

  • 08:18Avokati i Thaçit flet shkurt: Do të flas pas vendimit
  • 08:09AP: Thaçi, i mbështeturi nga perëndimorët për ta çuar Kosovën drejt pavarësisë, mëson sot fatin e tij
  • 07:12Mobilizimi nis në Hagë, qytetarët mblidhen para Speciales – pamje nga vendi i ngjarjes
  • 07:11Cadman për deklaratat e Vuçiqit: Nëse ka pasur informacion për aktgjykimin, duhet të ketë hetim
  • 07:02Hehir: Turp i madh që një gjykatë e huaj që iu imponua Kosovës t’i shpallë fajtorë figurat e UÇK-së