Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Syla për Lladrovcin: Po krijohej një Donika Gërvalla në PDK, që thoshte se është LDK, por votat ia çonte VV-së

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2025 në 17:30
Syla për Lladrovcin: Po krijohej një Donika Gërvalla në PDK, që thoshte se është LDK, por votat ia çonte VV-së

Gazetari Valon Syla, në një reagim publik, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës, duke vënë në pah dallimet e thella mes qasjes së drejtuesve qendrorë dhe ambicieve të individëve brenda strukturave lokale.

Sipas Sylës, qetësia dhe autoriteti i Bedri Hamzës, së bashku me qëndrimin e palëkundur të lidershipit qendror të PDK-së, kanë kontrastuar fuqishëm me, siç e quan ai, “arrogancën në teh të nervit” të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

Kjo situatë, sipas gazetarit, ka zbuluar një të vërtetë të pakëndshme: krijimin e një figure brenda partisë që vepronte në frymën e një “Gërvalle të PDK-së”-një person që deklaronte se mbështeste linjën e LDK-së, por praktikisht përfitonte politikisht nga Vetëvendosja.

Ky është postimi i tij i plotë:

Autoriteti dhe qetësia e Bedri Hamzës, qëndrimi i palëkundur i PDK’së dhe arroganca në teh të nervit e Ramiz Lladrovcit, e treguan një të vërtetë që gjithmonë ishte aty, por askujt nuk i pelqente ta shihte, sepse po krjohej një Gërrvallë në PDK, e cila thoshte se është LDK, por votat i qonte në Vetëvendosje.

Është një ambicie e pashterrshme dhe pa kompromis e një njeriu të familjes së rrespektuar, që askush nuk donte ta humbte, por nuk mundeshin të ja lidhin kryet një kryeneqësie të theksuar vetiake… që me kercnime për ndarje para zgjedhjeve nuk kerkonte kompromose por imponime.

Ramizi e quan mjegull mbi Drenas lakminë e tij për pushtet me dy parë vula e tapi, por atij nuk i mjaftoj fitorja e vet aty, urimet dhe zgjatja e dorës për reflektim… por as nuk i mjaftoi as dorëheqja e Memli Krasniqit.

Ramiz Lladrovci thotë se është PDK, por votat do ti shohim se a do ti shkojne direkt e indirekt Vetëvendosjes.

Pra, nuk qenka krejt PDK’ja një Dada Razë.

E as Uniteti nënshtrim, e lëpirje e plagëve të vjetra.

E sidomos as mbeshtetja me kushte kryeforta e të një anëshme.

Vendimin me dalë nga PDK me norma ligjore e statutore është automatik kur je në një parti dhe vetekzekutohet në momentin kur e themelon një parti të re.

Paçit fat. Sepse tashmë zarët janë hedhur.

Më shumë nga Lajme

  • 12:40Kurti: Aktgjykimi i Speciales ka tri defekte kapitale, duhet të korrigjohen në Apel
  • 12:32Kurti përmend unitetin ndaj gjyqit të Hagës teksa flet për sfidën e presidentit: S’është e mençur të hyjmë në rivalitet të fushatës
  • 12:20Iniciativa e PDK-së, Kurti për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Brenda javës pritet përgjigje
  • 12:10LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën
  • 12:02Tahiri – deputetëve të VV-së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku