Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri dhe Peci, përfundimisht në balotazh

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 18:45
Tahiri dhe Peci, përfundimisht në balotazh

122 vota është përpara kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit, në garën e tyre për të parin e Mitrovicës së Jugut në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme të këtij institucioni se në balotazh shkojnë Peci dhe Tahiri për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

“Kështu që në raundin e dytë shkon Faton Peci me 15 mijë e 830 vota dhe Arian Tahiri me 15 mijë e 708 vota”, tha Radoniqi.

Përveç kandidatëve të lartpërmendur, për kryetar të Mitrovicës së Jugut kanë garuar edhe Gëzim Plakolli, i cili mori 3,71% të votave, dhe Qazim Nimani me 0,77%.

Peci në përqindje mori 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri mori 47,57%.

Më shumë nga Lajme

  • 14:06PDK-ja i propozon dy emra për anëtarë të KQZ-së
  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim