Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Infrastrukturës për gjendjen e rrugëve në vend, duke ngritur shqetësime për vonesat në disa projekte kyçe.
Ai në seancën e sotme plenare ka veçuar si problematikë të madhe rrugën Prishtinë-Klinë, konkretisht segmentin Klinë-Gjurakovc, ku sipas tij qytetarët e Dukagjinit përballen me kolona të gjata që zgjasin me orë, duke vështirësuar edhe qarkullimin e lirë.
“Po ju drejtohem për një temë që është bërë tortura më e madhe për qytetarët e Dukagjinit që udhëtojnë prej Prishtinës atje. Rruga e cila e lidh Prishtinën e Klinën, më saktësisht Klinë-Gjurakovc është bërë torturë me kolona të cilat me orë dhe jo me minuta, janë duke e penguar qarkullimin e lirë, derisa nuk ka veprim prej Qeverisë rreth kësaj teme”.
