Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar sot fshatin Reznik, ku është pritur nga banorët dhe aktivistë lokalë të kësaj partie.

Gjatë vizitës, Tahiri ka theksuar se në mandatin e kaluar, në bashkëpunim me asamblisten Genta Rama Makiqi, janë realizuar projekte të rëndësishme për jetën e qytetarëve, përfshirë rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin, ndriçimin publik, asfaltimin e rrugëve dhe menaxhimin e mbeturinave.

”Në familjen e madhe Makiqi me 4 shin tonë e cila garon për mandatin 4 Në Reznik bashkë me Genta Rama Makiqi në 4 vite përfunduam ujësjllësin, mbeturinat, rrugët ndriçimin e kanalizimet e shumë projekte tjera. Cilën punë e bëri pushteti aktual në Reznik? Gjysëm trotuari!!! Pra askund nuk është ngecja e madhe e këtij pushteti se në Reznik. Por ngecja në Vushtrri përfundon me 12 Tetor.”, tha Tahiri.