Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tahiri: Nuk pati dakordim, PDK nuk e pranoi kushtëzimin e VV-së për presidentin

GD
Gazeta Demos5 tetor 2026 në 21:17
Tahiri: Nuk pati dakordim, PDK nuk e pranoi kushtëzimin e VV-së për presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka thënë se mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur dakordim për votimin e presidentit dhe ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Debat Plus, Tahiri ka thënë se fillimisht ka pasur kërkesë që deputetët të mblidhen në Kuvend dhe ligji të votohet si në leximin e parë, ashtu edhe në të dytin.

Sipas tij, kësaj kërkese i është përgjigjur PDK-ja deri në votimin e parë të projektligjit.

“Ka pas kërkesë. Nuk ka pas dakordim. Ka pas kërkesë me ardh në Kuvend, ka pas kërkesë me u votu edhe në leximin e parë edhe në të dytin. Dhe kërkesës tonë i janë përgjigjur deri te leximi i parë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka thënë se pas miratimit në lexim të parë, nga pala tjetër është kërkuar që PDK-ja të mbështesë kandidatin për president, ndërsa në këmbim të saj të mbështetej ligji.

“Masi ka ardh leximi i parë është votuar, ka qenë kërkesë e tyre që na me ua dhënë votën për president, ata me na e mbështet ligjin. Nuk e kemi pranuar këtë qasje”, ka thënë Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka theksuar se qëndrimi i tyre ka qenë që ndryshimet në ligj të miratohen në të dy leximet dhe vetëm më pas të diskutohet çështja e presidentit.

“Na kemi thënë ligji duhet të kalojë në dy leximet dhe pastaj të flasim për presidentin”, ka deklaruar Tahiri.

tahiriparëdakordim

Të ngjashme

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj

Takimi i parë i “Karinës” me të “dashurin” e saj

18:41
Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë

Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë

21:51
Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

Arian Tahiri reagon pas përplasjes në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Akuzon pushtetin për arrogancë dhe keqpërdorim të pronës publike

18:02
Kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Specialen, flet Tahiri

Kur pritet të hyjë në fuqi Ligji për Specialen, flet Tahiri

21:11

Më shumë nga Lajme

  • 19:36Ismail Dibrani largohet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, do të vazhdojë angazhimin në një institucion tjetër
  • 19:17Rrahmani i përgjigjet Kurtit: Unë i mbaj mendtë te fëmijët e Kosovës, ai vajzën e shkollon në Norvegji
  • 18:46“Edhe dasmat e mortet na i kanë kthy në fyerje”, Krasniqi për Kurtin: Ky njeri e ka shitë lirinë e vet
  • 18:42Rama uron Ditën e Falënderimeve për SHBA-në: Miqësia mes dy popujve mbetet e çmuar
  • 18:39"Djalë i zgjuar", Trump ndryshon qasje ndaj El-Sayed dhe shpreh dëshirën për t'u takuar