Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se kjo parti është kundër që projektligjet që janë në rend ditE në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në këto momente, të shqyrtohen pa debat.
Tahiri e akuzoi partinë në pushtet se me këto veprime po përgatiten për zgjedhje, sepse siç thotë ai, asnjëri prej këtyre projektligjeve nuk kanë një urgjencë për trajtim.
“Nuk duhet me ndodhë kjo seancë dhe nuk ka asnjë logjikë një votim në ora 17:00 të premten, pa debat dhe pa përfshirje të opozitës. Ka logjikë me kërku shmangie nga procedurat parlamentare, nëse dikush mundet me argumentu urgjencën. Cila është urgjenca? Për çka jemi për ngut? Për çka? Na pe dimë për çka. Urgjenca është përgatitja e platformës politike për zgjedhje. Ma së keqti ju bjen juve qitu që jeni. Kjo është për me u kriju një argument që Qeveria do zotime që i ka pasë, po i kryen me do ligje, ndërsa veprimet konkrete s’janë askund. Pra s’ka urgjencë.” – tha ai.
