Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në Prishtinë.
Përmes një njoftimi, Tahiri ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të mbahet sonte, duke nisur nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta është në ditën e shtatë të tubimeve kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).




