Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 14:37
Tahiri: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka akuzuar Qeverinë për mungesë reagimi dhe mbikëqyrjeje të kushteve të punës në institucionet dhe ndërmarrjet publike, pasi dy punëtorë të KEK-ut humbën jetën brenda tri ditësh, si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Tahiri, në një konferencë për media, duke kritikuar për dështim institucional, kërkoi që organet përgjegjëse të ndërmarrin veprime konkrete menjëherë.

“Më 20 gusht, Arbenit Ahmeti humbi jetën duke transportuar kabllot 6 kV. Më 16 gusht, vetëm katër ditë më herët, Haxhi Gojnovci, teknik i xehtarisë, mbeti i vdekur pranë ekskavatorit. Më 15 korrik, Milazim Binaku ndërroi jetë në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj. Më 27 shkurt, Migjen Sadiku ndërroi jetë në hapësirat e Termocentralit “Kosova B”. Pas secilit prej këtyre emrave është një nënë që pret, një bashkëshorte që mbetet vetëm, fëmijë që pyesin pse babai i tyre nuk u kthye më. Janë punëtorë që shkuan në punë për të siguruar bukën e gojës për familjet e tyre dhe humbën jetën duke bërë punën e tyre”, shtoi ai.

Tahiri rikujtoi se Qeveria, e cila e ka centralizuar sistemin e inspektimeve, duke krijuar Zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm brenda Zyrës së Kryeministrit, por kur ndodhin raste të tilla ata ikin nga përgjegjësia.

“Qeveria nuk mund të jetë njëkohësisht menaxhuese dhe mbikëqyrëse e ndërmarrjeve publike dhe, në fund, të sillet sikur nuk ka asnjë përgjegjësi. Si është e mundur që kur flitet për rritje të prodhimit apo për progres, dalin dhe shprehin krenari, ndërsa në raste të tilla fshihen nëpër xhipa të zinj e prapa perdeve të pushtetit? Kur këto vdekje ndodhin në një ndërmarrje publike, nën kontrollin e drejtpërdrejtë të shtetit, ato bëhen dëshmi e një dështimi institucional. Nëse shteti nuk arrin të mbrojë jetën e punëtorëve të vet, si mund të pretendojë se mbron jetën dhe të drejtat e punëtorëve në sektorin privat?”, tha Tahiri.

Tahiri shprehu indinjatën që siguria e punëtorëve nuk garantohet me deklarata ngushëllimi, por duhet të garantohet me standarde të qarta, me inspektime të rregullta dhe të pavarura, me parandalim, me zbatim të ligjit dhe me llogaridhënie, para se dikush tjetër ta humb jetën.

“Në pamundësi që këto raste t’i ngremë në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet parlamentare, nga këtu i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë përkatëse, Inspektoratit të Punës dhe vetë Korporatës Energjetike të Kosovës që të përkujdesen dhe t’i mbështesin financiarisht familjet e viktimave; të zhvillojnë menjëherë inspektime të plota dhe të pavarura; të identifikojnë dhe eliminojnë rreziqet në vendet e punës; të rrisin masat e sigurisë dhe mbrojtjes për punëtorët; dhe mbi të gjitha, të garantojnë që tragjedi të tilla të mos përsëriten”, tha ai.

tahiripunëskek-ut

Të ngjashme

Tahiri për Thaçin: Lider i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për Thaçin: Lider i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

14:56
Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

11:50
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj

10:45
Humbi tragjikisht jetën, sot varroset punëtori i KEK-ut

Humbi tragjikisht jetën, sot varroset punëtori i KEK-ut

09:47

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
  • 15:52Momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës
  • 15:51Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
  • 15:43Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin
  • 15:42Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës