Atmosferë entuziaste dhe mbështetje e jashtëzakonshme u dëshmua mbrëmjen e sotme në një takim madhështor të mbajtur në lagjen Berishë, ku qindra qytetarë iu bashkuan kandidatit të AAK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçin, shkruan GazetaDemos.
Në një tubim që u karakterizua nga energjia, bashkimi dhe besimi qytetar, u përcoll mesazhi i qartë: Berisha është fuqishëm në krah të Agron Kuçit.
“Sonte Berisha foli me zë të lartë e të bashkuar! Në një takim madhështor me banorët e kësaj lagjeje simbol të punës e dinjitetit, u dëshmua qartë se banorët e Berishës janë krah për krah me Agron Kuçin”, thuhet në postim.
“Berisha sonte tregoi se nuk ndalet përballë shpifjeve, frikës apo interesave personale, por qëndron fort për zhvillimin, punën dhe drejtësinë që përfaqëson Agron Kuçi”.
Ky takim është vetëm një tjetër dëshmi se Juniku po vendos. Vullneti qytetar është i qartë dhe rruga drejt fitores është e sigurt.
Postimi i plotë:
Takim madhështor në Berishë, fitorja po vuloset!
