Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 18:20
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se sot pasdite do të takohet me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutaş, për të diskutuar hapjen e urës mbi Ibër.

Vuçiq, ka thënë se Serbisë po i dërgohet sinjal se nuk ka kuptim të negociojë, pasi Marrëveshja e Brukselit ende nuk është zbatuar.

“Gjithçka që bën Kurti dhe gjithçka që ata bëjnë me të është absurditet total. Parashtroj vetëm një pyetje: Kur do ta zbatoni Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në prill të vitit 2013? Asgjë më shumë, vetëm këtë. Ju nga Bashkimi Evropian e keni vendosur nënshkrimin, kur do ta zbatoni?”, ka pyetur ai.

Siç ka thënë Vuçiq, delegacioni i Serbisë deri më tani ka negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Kështu po na jepni sinjal se nuk ka kuptim të bisedojmë dhe të negociojmë, edhe pse ne gjithmonë kemi negociuar. Për çfarë të bisedojmë? Kemi negociuar 50 herë për urën mbi Ibër, ndërsa tani do ta zgjidhni me forcë, së bashku me miqtë tuaj të NATO-s. Do të shohim. Do të bisedoj me Ruten. Thashë se ishte një bisedë e sjellshme, por jo e mirë, mes Milan Mojsiloviqit dhe Ulutaşit”, ka përfunduar Vuçiq.

Ndryshe, takimi i paralajmëruar nga Kurti mes tij dhe Ulutas nuk është zhvilluar. Si arsye për anulimin e këtij takimi, KFOR ka përmendur ‘’rrethana ta paparashikuara’’.

vuçiqtakimisinjal

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin