Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 20:27
Takimi me Çekun iu jep shpresë sindikalistëve të arsimit, Jashari: Nagavci nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit

SBASHK-u duket se po e sheh me sy tjetër Ministrinë e Arsimit. Kryetari i sindikatës, Rrahman Jashari, kësaj radhe ka fjalë të mira për ministrin Hajrulla Çeku, duke e veçuar qasjen e tij për dialog nga ajo e ish-ministres Arbërie Nagavci.

Jashari thotë se me ministrin e ri ka pasur takime dhe kontakte të vazhdueshme, ndërsa këtë e sheh si një shenjë shprese se raportet mes sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit mund të ndryshojnë për të mirë.

“Ministri Çeku është më dialogues dhe është më i hapur për dialog dhe kjo na jep shpresë se gjërat vazhdimisht do të ndryshojnë për të mirë”, ka thënë Jashari në një intervistë për IndeksOnline.

Madje, kreu i SBASHK-ut e ka përgëzuar dhe inkurajuar ministrin që ta vazhdojë këtë qasje.

“Unë e përgëzoj dhe e inkurajoj ministrin që të vazhdojë në këtë mënyrë, sepse ne vazhdimisht e kemi kritikuar dhe kemi reaguar kur ka munguar dialogu. Tash dialogu ekziston, jemi në kontakt të vazhdueshëm”, është shprehur ai.

Ky qëndrim dallon dukshëm nga kritikat që SBASHK-u i kishte bërë vazhdimisht ndaj ish-ministres Arbërie Nagavci. Jashari thotë se me Nagavcin, sipas tij, nuk kishte gatishmëri për dialog.

“Fillimet janë më ndryshe. Nga ministrja e kaluar Arbërie Nagavci, e cila nuk pranonte fare dialog, deri tash kemi qasje tjetër të ministrit Hajrulla Çeku”, ka deklaruar Jashari.

Megjithatë, sindikata vazhdon të ketë kritika për mënyrën se si edhe këtë vit janë shpërndarë tekstet shkollore.

“SBASHK ka qenë kundër shpërndarjes së teksteve në këtë formë, përmes librarive. Ne kemi kërkuar të vazhdohet me përvojën e kaluar, që librat janë dërguar në shkolla dhe brenda javës së parë mësimdhënësit i kanë shpërndarë për klasën e vet, në mënyrë që javën e dytë të nisin me procesin mësimor”, ka thënë ai tutje për IndeksOnline.

Sipas Jasharit, tashmë edhe në Ministri mund të jetë kuptuar se kjo mënyrë e shpërndarjes është tepër e komplikuar.

Ai pret që vitin e ardhshëm të ketë një model më të thjeshtë.

“Besoj që MASHT-i e ka parë që kjo mënyrë është tejet e komplikuar. Mbase vitin e ardhshëm do ta kemi një mënyrë shumë më të lehtë të shpërndarjes së teksteve shkollore”, ka thënë Jashari.

Propozimi i tij është që marrëveshja për tekstet të bëhet qysh në muajin qershor dhe shtëpitë botuese t’i dërgojnë librat në shkolla para fillimit të vitit shkollor.

“Në mënyrë që mësimdhënësit t’i shpërndajnë te nxënësit, secili te klasa e vet”, ka sqaruar ai.

Përveç teksteve shkollore, SBASHK-u pret që dialogu me ministrin Çeku të zgjerohet edhe në çështjet sindikale.

Jashari ka bërë të ditur se së shpejti pritet të diskutohen çështje të tjera, mbi të gjitha kontratat kolektive.

Ndërkohë, SBASHK-u, Këshilli i Prindërve, Këshilli i Nxënësve, përfaqësuesit e studentëve dhe të drejtorive arsimore janë përfshirë në diskutimet për planin strategjik të arsimit në Kosovë

jasharidialognagavci

Më shumë nga Lajme

  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike
  • 22:52Në Drenas filloi “Ora e Pritjes”, ora e lirisë për çlirimtarët
  • 22:50Berisha i reagon Ramës pas mbylljes të 200 faqeve që lidheshin me protestën: Ka zgjedhur manualin e etërve të tij politikë
  • 22:44Osmani: S’mund të them më se Kurtin e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh