Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NATO, siguri për Kosovën

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 13:12
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NATO, siguri për Kosovën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është takuar të mërkurën me dy kongresistët amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, në një njoftim për media janë bërë të ditura temat e diskutimit, me ç’rast Haxhiu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe të Kongresit Amerikan ndaj Republikës së Kosovës.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu, siç thekson njoftimi, Haxhiu ka falënderuar kongresistin Self për mbështetjen e tij të qartë ndaj rrugës së Kosovës drejt NATO-s, si dhe për vëmendjen ndaj të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“U.d. Presidentja Haxhiu theksoi se për Kosovën, anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë afatgjatë, paqes rajonale dhe vendit të natyrshëm të Kosovës mes shteteve demokratike. U.d. Presidentja Haxhiu vlerësoi gjithashtu praninë e kongresistit Subramanyam në këtë delegacion, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.”, thuhet në njoftim

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës