Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin, kanë shkuar në takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Takimi pritet të mbahet nga ora 18:00.

Pas nisjes në takim, Abdixhiku nuk është prononcuar lidhur me emrin që mund të propozohet, ndërsa presidentja Osmani ka thënë se do të flasin pas përfundimit të takimit.