Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi trepalësh, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 13:58
Takimi trepalësh, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në bazë të Deklaratës së Përbashkët Trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës Shqipërisë dhe Kroacisë është zhvilluar takimi trepalësh në nivel të drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.

Takimi u mbajt në Kroaci, sipas një njoftimi të të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Ministria e Mbrojtjes

Më shumë nga Lajme

  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”
  • 14:41Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë
  • 14:39Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
  • 14:38Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje