Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të drejtat e shqiptarëve në Luginë, Haxhiu i bën thirrje ndërkombëtarëve

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 13:14
Të drejtat e shqiptarëve në Luginë, Haxhiu i bën thirrje ndërkombëtarëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se vërejtjet e CERD-it ndaj Serbisë kanë konfirmuar shqetësimet për trajtimin e shqiptarëve të Luginës nga Serbia.

Haxhiu e quajti pasivizimin e adresave atje si diskriminim dhe cenim të pranisë juridike të qytetarëve, dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta prioritizojnë këtë çështje.

“Vërejtjet përfundimtare të Komitetit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) ndaj Serbisë e konfirmojnë shqetësimin e ngritur prej vitesh nga shqiptarët në Luginë dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmes rezolutës së miratuar më 24 prill 2026, për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e ka trajtuar këtë çështje si përgjegjësi shtetërore. Tani, pas gjetjeve të CERD-it, kjo përgjegjësi ka edhe një adresë të qartë ndërkombëtare”.

“Pasivizimi i adresave është diskriminim dhe cenim i pranisë juridike të qytetarëve, me ç’rast u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria para ligjit”.

“Prandaj u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë, mekanizmave të OKB-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, që këtë çështje ta trajtojnë me prioritet dhe të kërkojnë nga Serbia zbatim të plotë të rekomandimeve të CERD-it. Të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk mund të mbeten në margjinë të raporteve. Ato duhet të jenë pjesë e qartë e dialogut politik, e monitorimit ndërkombëtar dhe e çdo procesi ku matet sundimi i ligjit dhe trajtimi i pakicave”.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve
  • 17:24Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve
  • 17:16Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit, ishte protagonist i përgjimeve të “Prontos”
  • 16:4828 vite nga rënia e dëshmorit Kadri Latifaj, vëllai i tij e kujton me dhimbje e krenari
  • 16:43Kufijtë pa kolona, pritjet arrijnë deri në 10 minuta