Humbja e papritur e TikTokerit kosovar, Laurent Krasniqi, në një aksident të rëndë trafiku ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij.
Në mesin e kujtimeve më të dhimbshme që kanë mbetur pas është edhe biseda e fundit që Laurenti pati me motrën e tij, Xhenetën.
Xheneta ka publikuar një pjesë të komunikimit të tyre të fundit, i cili tashmë merr një tjetër peshë pas ndarjes së Laurentit nga jeta.
Në bisedë, Laurenti i shkruan motrës: “Ta ha zemrën flm”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Mos ta nin”, duke vijuar më pas me fjalët: “Kallxom kur te ndreqet”.
Laurenti i përgjigjet se është ndrequr, ndërsa në vazhdim i tregon motrës se kishte mbetur pa 3G. Pas kësaj, Xheneta i shkruan: “Mirë që tu ndreq”, ndërsa të dy shkëmbejnë edhe mesazhe zanore.
Pak minuta më vonë, në bisedë vjen një nga fjalitë që sot është kthyer në kujtimin më të dhimbshëm për motrën e tij.





