Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të dyshuarit për mashtrim me “Call Center” çohen në paraburgim për një muaj

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 19:04
Të dyshuarit për mashtrim me “Call Center” çohen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve T.S., D.M., D.H., R.H., P.R. A.P., F.Z., D.H., dhe B.E., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve T.S., D.M., D.H., R.H., P.R. A.P., F.Z., D.H., dhe B.E, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rreziku se nëse të njëjtit lihen në liri, mund të arratisen, posaçërisht duke marrë parasysh faktin se tre të pandehur janë shtetas të Gjermanisë, gjegjësisht shtetas të huaj si dhe faktin se tek veprimet e të pandehurve janë evidentuar udhëtime të shpeshta jashtë vendit, ekziston rreziku real që t’i shmangen ndjekjes penale duke u larguar nga territori i Kosovës, prandaj vlerësohet se masa e sigurimit të tyre, për zhvillimin efikas të procedurës penale është e nevojshme dhe e domosdoshme.

Po ashtu gjykata vlerësoi se nëse të njëjtit lihen në liri, paraqitet rrezik real që të ndikojnë në rrjedhën e procedurës penale, të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo asgjësojnë provat materiale, e që lidhen me mënyrën e kryerjes së veprave penale, mund të ndikojnë tek të dëmtuarit, dëshmitarët apo bashkëpjesëmarrës në realizimin e veprave penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se në periudhën kohore gjatë vitit 2026 deri me datë 23.10.2026 në Prishtinë, në lokacione të ndryshme të përshtatura dhe të shfrytëzuara si qendra të thirrjeve (Call Center), të pandehurit, duke vepruar në mënyrë të organizuar, të koordinuar dhe me role të ndara, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, kanë vënë në lajthim të dëmtuarit – shtetas të huaj, duke i nxitur që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, si dhe duke i vënë në lajthim përmes paraqitjes së rreme, si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare.

penaleparaburgimitdyshuarit

Më shumë nga Lajme

  • 20:1913 persona të lënduar nga protesta, mes tyre edhe zyrtarë policorë
  • 20:18Pejë: Aksident në Jabllanicë të Vogël, dy persona të lënduar
  • 20:15Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE
  • 20:04Njësia B2 e Kosovës B pritet të rikthehet në operim të hënën
  • 20:02Kapetanović në Konferencën e Ndërmjetësimit në Stamboll: Paqja ndërtohet shumë kohë pas nënshkrimit të marrëveshjeve