Serbia edhe më tej vazhdon t`i fshehë krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Edhe pas thuajse tri dekadash, janë rreth 1 mijë e 600 shqiptarë, që figurojnë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Pavarësisht se nëpër vite është kërkuar me ngulm që faktori ndërkombëtar të bëjë hapa konkretë që do ta detyronte Serbinë të hapë arkivat shtetërore, përfshirë ato policore, ushtarake dhe të inteligjencës, gjë që do të lehtësonte gjetjen e vendndodhjeve të të zhdukurve, shpesh këto kërkesa janë bërë pjesë e çështjeve politike, duke u lënë anash pa vëmendje të mjaftueshme.
Serbia edhe më tej vazhdon të fsheh krimet e luftës të kryera në Kosovë, duke shkelur edhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, për zbardhjen e fatit të të pagjetura. Ndaj shumë organizata që merren me çështjen e fatit të të zhdukurve, vazhdojnë edhe më tej, të kërkojnë një presion më të madh ndërkombëtar ndaj Serbisë, duke besuar se një numër i madh i atyre që mungojnë, gjenden nëpër varrezat masive në Serbi.
“Kjo është përgjegjësia që Serbia çdo gjë duhet ta qetë në letër dhe të definon. sikur vëllezërit Bytyqi. Pa një trysni të madhe të bashkësisë ndërkombëtare vëllezërit Bytyqi kurrë nuk ish gjet. po kur e kapën amerikan kjo punë duhet mu krye për 3o ditë, u gjetën vëllezërit Bytyqi”, thotë Ahmet Grajqevci, Këshillin Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë.
