Asambleisti i Aleancës në Prishtinë, Ylli Bogaj ka njoftuar për krijimin e një grupi parlamentar te quajtur Prishtina+, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se ky grup vjen si një angazhim i përbashkët për t’i dhënë zë më të fuqishëm interesit të qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e Prishtinës.
“Do të dëgjojmë zërin e lagjeve, do të mbështesim çdo ide të mirë dhe do të kërkojmë zgjidhje për problemet që prekin përditshmërinë e qytetarëve”, shkruan Bogaj.
Postimi i plotë:
PRISHTINA+ 💙🤍
Për një Prishtinë që i dëgjon njerëzit e vet.
Nga sot, katër asambleistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës kemi vendosur të bashkohemi dhe të krijojmë Grupin Parlamentar Prishtina+.
Ky grup vjen si një angazhim i përbashkët për t’i dhënë zë më të fuqishëm interesit të qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e Prishtinës.
Do të punojmë me unitet, transparencë dhe përgjegjësi, duke i vendosur mbi çdo interes tjetër qytetarin dhe të mirën e përbashkët.
Do të dëgjojmë zërin e lagjeve, do të mbështesim çdo ide të mirë dhe do të kërkojmë zgjidhje për problemet që prekin përditshmërinë e qytetarëve.
Prishtina+ 💙🤍