Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të rinjtë gjuajnë me armë në dy ahengje familjare në Shtime, sekuestrohen dy armë

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 09:20
Të rinjtë gjuajnë me armë në dy ahengje familjare në Shtime, sekuestrohen dy armë

Më datën 30.07.2026, policia në Shtime ka trajtuar dy raste të ndara të të shtënave gjatë ahengjeve familjare.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 22:30 në fshatin Petrovë, ku i dyshuari L.S. (25-vjeç) ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri dhe ka dorëzuar një pistoletë me dy fishekë.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Fazli Grajqevci” në Shtime, ku i dyshuari E.R. (27-vjeç) ka dorëzuar një armë me gaz, e cila dyshohet se ishte përdorur gjatë një ahengu familjar.

“Në të dy rastet, me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Armët janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, tha Policia në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare apo në çfarëdo rrethane tjetër festive.

Përdorimi i armëve rrezikon seriozisht jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe përbën vepër penale. Policia do të vazhdojë të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme dhe fton qytetarët që raste të tilla t’i raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim