Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 21:58
Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova

Një 33 vjeçar, shtetas nga Kosova është qëlluar me armë zjarri pas një grindje me dy persona të tjerë në München të Gjermanisë

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje rreth orës 21:45 në Neuherbergstraße në qoshën e rrugës Schleißheimerstraße.

Siç raporton zeitung-műnchen.de, i dyshuari i tentativës për vrasje dhe bashkëpunëtori i tij ikën pa u zbuluar pavarësisht një ndjekjeje policore në shkallë të gjerë. Ekipi i hetuesisë po merret me rastin, përcjell albinfo

Pavarësisht plagëve të rënda, kosovari arriti të vraponte drejt qendrës së qytetit, deri në afërsi të stacionit të metrosë(U-bahn) Dülferstraße. Nga aty, ai telefonoi numrin e urgjencës së policisë.

Gjendja e 33-vjeçarit nuk është në rrezik për jetën.

Shumë banorë njoftuan gjithashtu policinë për shkak të të shtënave me armë zjarri. Shërbimet e urgjencës e transportuan kosovarin në spital me një plagë të shkaktuar në bark. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente po atë natë.

Gjendja e 33-vjeçarit është e qëndrueshme. Jeta e tij nuk është në rrezik, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën, transmeton albinfo

Dy të dyshuarit janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë kapur. Policia po e heton rastin si tentativë vrasjeje dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve për identifikimin e tyre.

armëkosovashtëna

Të ngjashme

I gjenden armë dhe fishekë, arrestohet 42-vjeçari nga Talinovci i Jerlive në Ferizaj

I gjenden armë dhe fishekë, arrestohet 42-vjeçari nga Talinovci i Jerlive në Ferizaj

19:32
Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe, arrestohet 42-vjeçari në Rinas

15:28

Më shumë nga Lajme

  • 23:29Abdixhiku për Bekim Sejdiun: Është rugovist, kisha frikë se VV në fund do ta prishte marrëveshjen
  • 23:23Abdixhiku: Ne po propozojmë, e para meje prej zarfave e kanë marrë vesh kush u bë president
  • 23:20Graishta pas aksidentit tragjik: Zero tolerancë për çdo shkelje trafiku që rrezikon jetën e qytetarëve
  • 23:18Enver Hoxhaj nga Gjakova: Edhe 13 ditë deri në ditën e shumëpritur të lirisë
  • 23:10Abdixhiku: Unë dhe Vjosa bëmë atë që s’e ka bërë askush në politikën kosovare me vite