Një armë zjarri është sekuestruar pas të shtënave gjatë një ahengu familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 12 tetor, rreth orës 18:30, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar prova dhe kanë identifikuar të dyshuarin, E.B., 22-vjeçar.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një pistoletë me karikator, si dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.

