Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Teleferiku nuk u lëshua në orarin e premtuar, qytetarët ankohen për mashtrime në Qendrën Skitare të Brezovicës

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 14:51
Teleferiku nuk u lëshua në orarin e premtuar, qytetarët ankohen për mashtrime në Qendrën Skitare të Brezovicës

Qendra Skitare e Brezovicës po përballet me pakënaqësi të mëdha nga vizitorët, pasi teleferiku, i cili ishte premtuar të lëshohej në orën 09:00, nuk ka filluar punën as pas një ore vonesë, shkruan Gazeta Demos.

Vizitorët dhe qytetarët janë mbledhur në protestë sipas tyre për shkak të mashtrimeve të vazhdueshme nga menaxhmenti.

Sipas tyre, arsyetimet kanë qenë të ndryshme dhe kontradiktore: herë është përmendur “fryma e madhe” , herë “bllokimi i sistemit”, ndërkohë që njëri nga ski-liftat po funksionon pa asnjë problem.

Ankesa kanë mbërritur në redaksinë e Gazetës Demos, ku qytetarët theksojnë se ski-pasi ditor nuk po lejohet të përdoret, me arsyetimin se sistemi nuk po funksionon.

Ata vlerësojnë se ky justifikim nuk qëndron, pasi në rast të një bllokimi real të sistemit, asnjë ski-lift nuk do të ishte funksional. Edhe pse ora u bë 10:00, sipas vizitorëve nuk pati zgjidhje konkrete, por vetëm arsyetime të përsëritura.

Ata shprehen të revoltuar, duke theksuar se kanë paguar për ski-pas dhe shërbimi nuk po ofrohet sipas premtimeve.

Ndërkaq ata i thanë Gazetës Demos se si qytetarë po kërkojnë transparencë, përgjegjësi dhe informim të saktë për publikun, duke paralajmëruar se situata e krijuar po dëmton seriozisht imazhin e Brezovicës si destinacion turistik dhe po cenon besimin e vizitorëve.

Pamje nga Brezovica:

Më shumë nga Lajme

  • 12:55Trupat e dy alpinistëve të zhdukur për dekada të tëra u gjetën pas shkrirjes së akullnajës zvicerane
  • 12:53Ymeri: Dikush freskohet në pishinë, dikush pret për barna në Onkologji – kjo tregon komprometimin e Kurtit
  • 12:52Vuçiq pret përgjigje nga Rutte për Kosovën dhe Urën e Ibrit: Besoj se do të bisedojmë deri të martën
  • 12:28Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë
  • 12:01Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?